Veseli kërkon të ndahen miliona euro për Telekomin

Veseli kërkon të ndahen miliona euro për Telekomin

Kryeparlamentari Kadri Veseli në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se nëse është nevoja duhet të jepen edhe dhjetëra miliona euro që të shpëtohet Telekomi i Kosovës.

“Është mirë që t’i ndihmohet Telekomit, të gjendet përkrahje, jo në shpenzime por në projekte, qoftë nevoja që të derdhen edhe dhjetëra miliona euro. Projekte që e nxjerrin Telekomin nga falimentimi dhe falja”, tha Veseli.

Në seancën e sotme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se në Telekomin e Kosovës, PDK ka punësuar të afërm të saj.

E për këtë, Veseli tha se në Telekom edhe Konjufca do të mund të ketë të afërm të punësuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0