Veseli fajëson Isa Mustafën për dështimet në raport me Serbinë, e quan inatçor

Veseli fajëson Isa Mustafën për dështimet në raport me Serbinë, e quan inatçor

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se konsensusi nacional politik në Kosovë lidhur me fazën e fundit të dialogut me Serbinë është i domosdoshëm, derisa u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i lënë anash inatet lidhur me udhëheqësin e dialogut dhe të bëhen pjesë e konsensusit.

Veseli ka ironizuar me LDK-në, duke thënë që kryetari i saj, Isa Mustafa, të marrë rolin e prijësit të dialogut dhe të mos mbajë inate duke bllokuar procesin, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata Veseli i ka dhënë në një konferencë për medie, pas takimit me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ia dorëzoi atij raportin e auditimit të OEK-ut.

“Jemi duke humbur kohë, po merremi me bajraktarizma. Në vend që të koncentrohemi në pjesën si të ballafaqohemi me Serbinë, ne merremi me atë se kush do të jetë i pari. Opozita po vazhdon me gabimin e njëjtë. FSK-ja sot ishte përfunduar nëse s’do të ishin inatet e opozitës”.

“Sa herë të bisedojsh me Serbinë s’ki me fitu vota, s’kanë me të aploadu qytetarët.  Le të dalë Isa, le të marrë bajrakun, boni ofertë le ta marrin, por me blloku procese që s’je në pushtet kjo… Serbisë nuk iu kam frikësuar, goxha mirë jemi në këtë aspekt. Sa herë bisedon me Serbinë është sfidë”.

Veseli ka deklaruar se qëndrimi inatçor i LDK-së është dëmtues dhe sipas tij ky qëndrim ka dëmtuar procesin e krijimit të ushtrisë dhe e demarkacionit me Malin e Zi, raporton EO.

“Çështja e konsensusit është e domosdoshme. Sot kemi një bllokadë për inate, kanë me na vonu  3 apo 4 muaj për të na idhnuar me partnerët ndërkombëtarë. Opozita duhet t’i bashkëngjitet këtij karvani, kur kemi qenë bashkë kemi fituar më shumë. Qëndrimi inatçor i LDK-së është dëmtues, ka dëmtu me ushtrinë, me demarkacionin”.

Veseli ka folur edhe për turin e tij të lobimit që ka mbajtur para pak javësh në BE për heqjen e vizave, ku ka thënë se presin rekomandim pozitiv.

“Liberalizimi i vizave duhet te ndodh, e meritojmë. Kam parë një skepticizëm, brena be-së, vjen si rezultat i mosmarrëveshjeve brenda BE-së, kriza e refugjatëve. Presim raport pozitiv. Sisa redorma në aspëktin e drejtësisë janë më rendësi. Besoj që nëse ka drejtësi, ka vende brenda dhe jashtë BE-së që nuk i kontrollojnë. Çështja e korrupsonit, Ukraina, Moldavia kanë probleme më të mëdha se ne, ne vetëm që s’kemi fuqi. Pres që raporti të jetë pozitiv dhe qytetarët të lëvizin lirshëm”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0