Veseli e Ahmeti thonë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfundojë vetëm me njohje

Veseli e Ahmeti thonë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfundojë vetëm me njohje

Pas takimit me delegacionin shtetëror për dialogun, kryeparlamentari Kadri Veseli para medieve ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e shenjtë, duke deklaruar se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, dhe ka treguar se çka është biseduar në takim.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e shenjtë ata bartin mbi barrën e tyre lirinë e Kosovës, krenarinë e Kosovës, kjo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u deklarua Veseli, transmeton Koha.net.

Pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë që u thirr nga Veseli, ai deklaroi se do të ketë gjatë këtij procesi transparencë e llogaridhënie.

“Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë e llogaridhënie para qytetarëve e para institucioneve, ky është takimi i parë që është zhvilluar pas takimit të parë të Delegacionit Shtetërornë Bruksel. Po e them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacenueshme territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB. Për çështje tjera, flet kryetari Shpend Ahmeti”, përfundoi Veseli.

Ndërkaq, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se në Kuvend do të tregojnë çdo gjë që diskutohet rreth Dialogut dhe do të jenë transparent.

“Do të bëjmë praktikë për të sinkronizuar mbi mesazhet që i kemi dërguar si Kosovë. Pas takimit në Bruksel, tani kemi objektiva më të qarta. Kemi dakordim të qartë dhe s’ka më dialog teknik. Ky dialog rezulton me njohje të ndërsjellët, ndryshe, nuk ka marrëveshje”, tha Ahmeti, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se me krerët në takim është biseduar rreth shumë çështjeve, përfshirë edhe të pagjeturit.

Në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Veseli ishin të ftuar kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, VV-ja e LDK-ja por këto s’kanë qenë të pranishëm. Në takim ishte kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe Ekipi Negociator.

Veseli tha se do të ketë marrëveshje në interes të Kosovës.

“LDK-ja, siç duket, në mënyrë të veçantë po e di se nuk është rendi i zgjedhjeve. Sa më shumë po flasin rreth procesit të dialogut ata po identifikojmë procesin zgjedhor për të përfituar politikisht”, tha Veseli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0