Vërtetohet se libri i Presidentit megjithatë u pagua me para të shtetit

Vërtetohet se libri i Presidentit megjithatë u pagua me para të shtetit

Të paktën 65 mijë dollarë amerikanë janë dokumentuar se janë dhënë për librin biografik “New State, Modern Stateman” të Presidentit Hashim Thaçi. Kjo është njëra prej gjetjeve të shumta në raportin e Komisionit Hetimor për Shpenzimet e Lobimit, i cili është përfunduar dhe javën e ardhshme shkon në Parlament.
Gazeta Express ka siguruar një pjesë të raportit, i cili argumenton se Shteti i Kosovës ka dhënë para për librin personal të Presidentit.

Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur se 65 mijë dollarë janë paguar vetëm për fjalën hyrëse të librit të

“Senatori Dole” ka redaktuar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”, thuhet në një pjesë të dokumenit të komisionit hetimor në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë, siguruar nga një deputet i koalicionit qeverisës.

Më 18 korrik të vitit 2017, kompania “Alston and Bird” kishte dërguar në MPJ faturën e titulluar “Strategic Advice and Counsel” që ngarkonte Kosovën me pagesë prej 65 mijë dollarëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0