Vdiq 38-vjeçarja e infektuar me koronavirus, shkon në tetë numri i të vdekurve

Vdiq 38-vjeçarja e infektuar me koronavirus, shkon në tetë numri i të vdekurve

38-vjeçarja, e konfirmuar me koronavirus, e cila që nga e diela ka qenë në gjendje të rëndë, ka vdekur gjatë ditës së të hënës. Është ky rasti u tetë i vdekjes në Kosovë.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu, ka konfirmuar për KOHËN se 38 vjeçarja nga Istogu dje ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte futur urgjentisht në operim.

Sallahu ka thënë se asaj paraprakisht i ishte dërguar mostra për Covid dhe pasi ishte konfirmuar ajo ishte referuar për trajtim në Klinikën Infektive.

Sallahu më tutje ka bërë të ditur se 18 persona të personelit shëndetësor 5 prej tyre mjekë dhe pjesa tjetër staf i mesëm shëndetësor janë vetizoluar pas këtij rasti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: