Vasfije Krasniqi bën atë që nuk e bëri Qeveria: I kërkon Mogherinit që të dialogohet edhe për të dhunuarat

Vasfije Krasniqi bën atë që nuk e bëri Qeveria: I kërkon Mogherinit që të dialogohet edhe për të dhunuarat

Viktima e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodnam, është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se kërkoi që të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e fundit të mos harrohen në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se mori premtimin e Mogherinit që do të bënte të pamundurën që viktimat e dhunës seksuale të mbështeten.

“Sonte pata rastin të takohem me Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Pasi BE është e përfshirë në bisedimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale: ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tanë të dëgjohen. Ajo më premtoi se do të bënte të pamundurën që të mbijetuarit të mbështeten”, shkroi Krasniqi/KosovaPress.

COMMENTS

DISQUS: 0