Varroset Qerim Qoçaj, furrëtari që vdiq dje në aksidentin e tmerrshëm në Gjilan

Varroset Qerim Qoçaj, furrëtari që vdiq dje në aksidentin e tmerrshëm në Gjilan

Pasditen e të premtes i është dhënë lamtumira e fundit, furrëtarit Qerim Qoçaj, i cili vdiq dje pas aksidentit tragjik në Gjilan.
Është varrosur sot në vendlindjen e tij Qerim Qoçaj, i cili mbeti i vdekur të enjten si pasojë e aksidentit tragjik që u shkaktuar në qendër të qytetit të Gjilanit nga një kamion i cili kishte humbur kontrollin si pasojë e disa problemeve teknike.

Përveç të ndjerit Qerim Qoçaj, kanë mbetur edhe mbi 20 persona të lënduar, 4 prej të cilëve kanë marrë tretman në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pasi gjendja e tye ka qenë shumë e rëndë.

Në varrimin e Qoçajt kanë marrë pjesë qindra qytetarë të shumtë.

Ndërkohë sot Prokuroria ka propozuar që drejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin të mbetet në paraburgim/Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0