Valë e madhe infektimesh në Ferizaj, dyshohet për disa dhjetëra

Valë e madhe infektimesh në Ferizaj, dyshohet për disa dhjetëra

Komuna e Ferizajt mund të jetë vatra e re e covid-19 në Kosovë. Në këtë qytet burim infeksioni u bë kampi ushtarak i Bondsteelit. Një person tashmë ka humbur jetën.

Qyteti i Ferizajt i cili tashmë ndodhet në karantinë ka konfirmuar 18 raste pozitive në koronavirus. Por ky numër mund të dyfishohet.

Dyshohet se nga kjo komunë me koonavirus mund të jetë prekur të paktën 40 persona të tjerë.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj, rezultati i të cilave do të dalë në orën 22:00.

Javën e kaluar një person nga Ferizaj humbi jetën, derisa tetë anëtarët e familjes së tij nga fshati Sazli e Komunës së Ferizajt dolën pozitiv në koronavirus.

65-vjeçari ishte i infektuar nga virusi covid-19, prej kohësh ishte duke punuar si vozitës në kampin “Bondsteel”

Autoritetet komunale u kamë bërë thirrje qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur janë nevoja emergjente.

Në Kosovë deri më tani janë testuar pozitiv 283 raste, derisa Malisheva prin me numrin e të infektuarve.

Ndërkohë 28 persona janë shëruar dhe 7 kanë humbur jetën.

Ndërkohë Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi pasi javët e mbetura të prillit janë vendimtaret për shkak se covid-19 pritet të arrijë kulmin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: