Vaksina e Pfizer-it, efektive kundër varianteve të Britanisë dhe Afrikës Jugore

Vaksina e Pfizer-it, efektive kundër varianteve të Britanisë dhe Afrikës Jugore

Kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech” njoftuan të hënën se vaksina e tyre kundër Covid-19 është efektive edhe ndaj varianteve të reja që janë shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe dhe Afrikën Jugore.

Këto kompani e cituan një studim të publikuar në revistën shkencore “Natural Medicine”, në të cilin thuhet se vaksina ka nxjerrë antitrupa që i kanë neutralizuar variantet e reja të virusit që janë shfaqur së pari në Britani të Madhe dhe në Afrikën Jugore.

Të dhënat e studimit u nxorën nga testimi i 20 personave që u vaksinuan dhe u vëzhguan për mutacionet kryesore, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Studimi u publikua pasi një studim tjetër i publikuar të dielën tregoi se vaksina tjetër, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca është më pak efektive kundër variantit të Afrikës Jugore.

Ndryshe, ekspertët besojnë se varianti britanik i virusit është shumë më ngjitës se varianti origjinal. Kjo ka shtyrë shumë shtete që t’i pezullojnë udhëtimet me Britaninë e Madhe dhe t’i ashpërsojnë masat kufizuese nga frika për përhapjen e varianteve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0