“Ushtria, nevojë e kohës, meqë Kosova fqinj ka shtetin që s’ia njeh ekzistencën”

“Ushtria, nevojë e kohës, meqë Kosova fqinj ka shtetin që s’ia njeh ekzistencën”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria e Kosovës është nevojë e kohës dhe se ajo duhet të forcohet dita-ditës.

Ai në një fjalim që mbajti ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “Adem Jashari”, të enjten, me rastin e shënimit të 22-vjeorit të Epopesë së UÇK-së, tha se Kosova nuk bënë të bëjë naivin, meqë kufizohet më një shtet që nuk ia njeh ekzistencën.

“Ushtria është nevojë e kohës, të thuash se po jetojmë në një kohë ku lufta është e paimagjinueshme, është thjeshtëzim, por edhe naivitet, ne nuk do të bëjmë naivin përderisa kemi në kufij një shtet i cili jo vetëm nuk njeh ekzistencën tonë, por punon çdo ditë që ta ndryshojë realitetin tonë, dhe furnizohet me armatim e pajisje nga fuqi që janë kundër NATO-s”, ka thënë Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: