Ushtarët amerikanë po tërhiqen – Si kishte tentuar Thaçi ta “trishtojë” Mustafën kur mysafirët nga Washingtoni erdhën në Kosovë

Ushtarët amerikanë po tërhiqen – Si kishte tentuar Thaçi ta “trishtojë” Mustafën kur mysafirët nga Washingtoni erdhën në Kosovë

Kreu i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, ka zbuluar për herë të parë se kishte marrë një vizitë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që një delegacion amerikan kishte qëndruar në vend, derisa, siç thotë Mustafa, presidenti tentoi ta binde se Amerika mund të heq trupat nga Kosova nëse nuk hiqej vendimi për taksën për produktet serbe e boshnjake, shkruan Gazeta Express.

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake, e reagimit të ashpër të SHBA-së që e njëjta të hiqej, në media patën qarkulluar lajmet se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin duke hequr nga kampi i Bondsteeli-it trupat amerikane.

Për këtë çështje, ka folur në emisionin Pressing edhe kreu i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Shefi i LDK-së, po thotë se ka pas dy vizita në shtëpinë e tij nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Derisa njëra kishte të bënte me kthimin e tij në Kosovë pas mjekimit që pati Mustafa në Gjermani, tjetra ishte për ta “paralajmëruar” të parin e LDK-së, për kërcënimin amerikan që sipas Thaçit iu vendi gjatë vizitës së një delegacioni nga SHBA-të, për heqjen e trupave amerikane nga vendi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: