“Turp të kesh”, qytetarët e Gjakovës përplasen me Ardian Gjinin

“Turp të kesh”, qytetarët e Gjakovës përplasen me Ardian Gjinin

Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar në qendër të Gjakovës, pasi janë duke kundërshtuar zgjerimin e rrugës kryesore.

Ata janë duke kërkuar nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini që mos të vazhdoj punimet edhe shtimin e një korsie të re sepse është duke i dëmtuar bizneset që janë të vendosura në këtë rrugë.

Përveç kësaj ata kanë thënë se këto punime janë duke ndikuar edhe në shëndetin e tyre për shkak të cilësisë së ajrit, raporton Gazeta Insajderi.

Në rrugë ka dal edhe kryetari Gjini me ç’rast qytetarët i kanë kërkuar që t’i ndërpret punimet. Përveç kësaj ai është përballur edhe me kritika, duke e quajtur këtë se çfarë është duke bërë si gjë të turpshme.

“Turp duhet me të ardh ty si kryetar që bënë projekte kundër qytetarëve”, dëgjohen zëra të qytetarëve duke i thënë Gjinit.

Mirëpo Gjini ka thënë se punimet nuk do të dalin me ç’rast ka akuzuar opozitën duke thënë se kjo është inicativ e tyre dhe se kanë mbledhur nënshkrime falce për të kundërshtuar këtë projekt.

“Dy vjet jam kryetar asnjëherë nuk kanë ardh me ndonjë propozim, kanë ardh vetëm me pengim të projekteve për gjithë qytetin e Gjakovës për gjithë Komunën e Gjakovës, do të jetë një projekt i jashtëzakonshëm, ku jemi duke investuar gjatë, unë i kam prit bizneset, ato janë pajtuar me mu, por ndërkohë kanë dal asamblistë të opozitës, kanë shkuar dyqan për dyqan dhe i kanë amrr nënshkrimet dhe i kanë sjellë disa nënshkrime false dhe projekti do të vazhdojë. Këtu ka njerëz që nuk ju intereson me zhvillu komunën”, ka thënë Gjini.

Ndërsa një qytetarë i Gjakovës ka thënë se “Po dojnë me ardh edhe një korsi tjetër, kundër ajri është shumë i ndotur, ne nuk mujm me i hap dritaret i kemi roletnet prej gazrave të ndryshme, tashe dhe nëse shtohet një korsi ka me pas shumë probleme edhe ëpr aspektin shëndetësor dhe biznesor sepse kjo është rruga kryesore në Gjakovë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0