Tryeza shterpë e partive politike përfundon pa rezultate

Tryeza shterpë e partive politike përfundon pa rezultate

Agim Veliu, kryesuesi i tryezës, tha se tryeza e sotme nuk është thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve, por për të gjetur zgjidhje për temat me interes nacional.

“Në tryezë diskutuam probleme aktuale që na preokupojnë bashkërisht është një fat i mirë që tryezës ju përgjigjën të gjitha subjektet politike, secila ka dhënë qëndrimin e vet për problemet aktuale”.“Jemi marrë vesh që tryezat me filluar me një rotacion nga subjektet që janë të interesuara me organizuar tryeza të tilla. Secili subjekt ka gatishmërinë të vazhdojnë, ndoshta javën e ardhshme do të jetë tryeza e radhës”.“Ne në këtë takim nuk kemi ftuar për të diskutuar për zgjedhjet po me diskutuar për me bë zgjidhje për problemet me interes nacional”.

“Qëndrimet e LDK-së janë të njohura, endi është në një krizë institucional, kjo Qeveri nuk ka legjitimitet sepse ka 52 vota jemi të i interesuar që çështjet madhore t’i diskutojmë”.

Memli Krasniqi, nga PDK-ja, tha se vendin në zgjedhje mund të shkojë vetëm me pëlqimin e partisë së tij.

“U morëm vesh që tryeza të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duhet të ketë konsensus të gjitha partive politike, për temat si themelimi i ushtrisë, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, themelimi i asociacionit dhe procesi i reformës së përgjithshme në kuadër të integrimit evropian dhe reformës zgjedhore”.“Nuk mund të qojë LDK vendin në zgjedhje po PDK, kemi thënë kështu për me tregu qe nuk është rendi i zgjedhjeve, ky mandat duhet të shkojë deri në fund, vendit i duhet stabiliteti Qeverisës, nuk kemi nevojë dhe hapësirë për zgjedhje të parakohshme”.“Nëse partitë që kanë interes me shkuar në zgjedhje nëse arrijnë shumicën ne jemi të gatshëm, partitë serioze duhet me qenë të gatshme për zgjedhje. Nuk jemi për zgjedhje, ka nevojë për reformë zgjedhore e pastaj reforma mund të marr kohë, këto tema marrin kohë”.

Dardan Sejdiu, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, tha se këto takime duhet që të vazhdojnë, ndonëse nuk pati përafërmi qëndrimesh, por vetëm paraqitje qëndrimesh.Ai tha se vendi gjendet në një situatë paradoksale kur pozita nuk i ka numrat e nevojshëm, por as opozita për ta rrëzuar atë.“Në takim u diskutua ehe tema e zgjedhjeve, unë e shpërfaqa mendimin e GDP-së, secili tha qëndrimin jo dakordimin, jemi në situatë paradoksale që pozitë që nuk i ka numrat me vazhduar po as opozita nuk i ka numrat me rrëzuar Qeverinë”.

Blerim Kuçi, nga AAK-ja, tha se radhën për të thirrur një takim të tillë tash e ka PDK-ja, krejt kjo me qëllim të arritjes së marrëveshjes mes partive për tema të mëdha.

“Të gjitha temat tjera janë qëndrime partiake e jo të kësaj tryeze, qeveria ka apo nuk ka numrat ajo po vazhdon. Radhën për këtë tryezë tashmë e ka PDK, partitë politike të pakicës dhe shumicës do takohemi në këtë formë. Ne jemi marrë vesh me ju thanë juve se jemi mbledh krijuar mundësi të vazhdimësisë me u marr vesh për tema nacionale”.

Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, tha se partitë e mëdha nuk e kanë në dorë rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij, kushdo që beson se i ka numrat mund ta rrëzoj atë.

“Jemi marrë vesh që të vazhdojmë takimet dhe formatin ta caktojë ai që ka radhën, jemi marrë vesh të respektojnë pikëpamjet e secilit për çështje të caktuara”.“Nisma mendon se dy mënyra; marrëveshje politike mes partive politike ku shpërndahet kuvendi me marrëveshje. Kushdo që beson se është i fuqishëm, një deputet dërgon vendin në zgjedhje, nuk kanë fuqi të madhe partitë e mëdha, nuk kanë në dorë rrëzimin e Qeverisë. Konsiderojmë që Qeveria sa ka filluar punën, duhet t’i japim hapësirë të vazhdojë punën. Nuk kemi nevojë debatin publik që i ka votat apo jo, nëse janë 61 vota atëherë rrëzohet”.

Ilir Deda, Alternativa, ka treguar për temat që u diskutuan gjatë këtij takimi. Ai tha se për një çështje u morën vesh që këto takimesh të mbahen me rrotacion.“Kanë qenë tri tema, a mund të ketë konsensus nacional për tema shtetërore, a mund të ndahen këto tema nga politika ditore, dhe e fundit pikëpamjet e partive a shkojmë në zgjedhje dhe si shkojmë me këtë ligj apo jo”.“U morëm vesh që propozimi i LDK-së që partitë me rotacion t’i organizojnë këto takime, dhe të fillojmë shpejtë a mund të kemi konsensus për tema të mëdha. Edhe nëse ka zgjedhje a do ta ruajmë konsensusin e ndërtuar tash edhe nëse shkojmë në zgjedhje”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0