Tryeza e LDK-së bën bashkë të gjitha partitë politike

Tryeza e LDK-së bën bashkë të gjitha partitë politike

Ka filluar takimi i partive politike në vend në tryezën e thirrur nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Edhe pse PDK ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në këtë tryezë, ajo në këtë takim është duke u përfaqësuar nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Kransiqi.

Tryeza që ka për pikë të rendit të ditës datën e mbajtjes së zgjedhjeve, është e mbyllur për media.

Pas takimit liderët e partive do të mbajnë konferencë me gazetarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0