Trusti: Në 2017 nuk kishte rritje reale të punësimit (dokument)

Trusti: Në 2017 nuk kishte rritje reale të punësimit (dokument)

(EkonomiaSot) – Shumica e qeveritarëve u referohen statistikave të Trustit pensional sa herë që duan të tregojnë se a ka pasur rritje të punësimit apo jo.

Njëri nga indikatorët që përdoret është edhe numri i llogarive aktive në Trust, llogari këto të cilat kanë pasur së paku një kontribut gjatë vitit.

Sipas raportit tremujor që publikohet nga Trusti, numri i llogarive aktive në vitin 2017 ishte rritur për afro 40 mijë, nga 312 mijë sa ishte në vitin 2016 në 352 mijë në vitin 2017.

Mirëpo në të njëjtin dokument tutje thuhet se kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e zgjedhjeve nacionale dhe lokale të mbajtura gjatë vitit 2017, raporton EkonomiaSot.

Problemi me këtë qëndron në faktin se stafi i angazhuar gjatë zgjedhjeve është staf i përkohshëm, dhe punësimi i tyre nuk paraqet punësim të qëndueshëm. Pas një muaji, stafi do të mbetet përsëri pa punë, megjithëse në Trust llogaritë e tyre figurojnë si aktive. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0