Trusti fillon vitin me 39 milionë euro humbje, nuk e thonë asnjë fjalë

Trusti fillon vitin me 39 milionë euro humbje, nuk e thonë asnjë fjalë

(EkonomiaSot) – Sa herë që Trusti shënon kthim pozitiv në ndonjë periudhë tremujore, bordi dhe menaxhmenti mezi presin të dalin në konferencë për media për të trumbetuar kthimin pozitiv si një arritje të madhe të tyren.

Mirëpo e njëjta gjë nuk ndodh kur kthimi nga investimet është negativ.

Për periudhën janar-mars të këtij viti, Trusti ka shënuar humbje prej 39.5 milionë eurosh, raporton EkonomiaSot. Por për këtë rezultat negativ nuk kemi parë asnjë nga zyrtarët e Trustit të dalin në konferencë për media.

Megjithatë, krahasuar me shumën e mjeteve nën menaxhim, kjo paraqet rënie prej vetëm 2.48%, gjë që është relativisht e vogël. Por duhet të theksohet që raste të raportimit selektiv në media si ky e shpërfaqin standardin e dyfishtë që aplikojnë zyrtarët e Trustit. Kur tregjet financiare shënojnë rritje, suksesin zakonisht ia atribuojnë vetes. Por kur tregjet shënojnë rënie, dhe fondi pëson humbje, askush nuk merr përgjegjësi për humbjen.

Trusti aktualisht ka nën menaxhim rreth 1.6 miliardë euro, që paraqesin kursimet pensionale të të gjithë kontribuesve, të grumbulluara që nga themelimi i Trustit në vitin 2002.  / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0