Trump fillon luftë të re

Trump fillon luftë të re

(EkonomiaSot) – Vendimi më i fundit i President të SHBA-ve po cilësohet si fillimi i një lufte të re – luftës tregtare.

Ekonomia globale gjatë shekullit të kaluar kishte lulëzuar duke u mbështetur në konceptin e tregtisë së lirë. Por me sa duket Presidenti Trump e ka ndërmend t’a ndryshojë këtë, raporton EkonomiaSot. Së fundmi, ai ka marrë vendim që të gjitha importet e celikut dhe aluminit të kenë taksë doganore prej 25% dhe 10%, përkatësisht.

Kjo gjë e ndryshon paradigmën e tregtisë së lirë dhe na kthen në kohën e proteksionizmit ekonomik. Nga shumë ekspertë të ekonomisë kjo po cilësohet si fillimi i një lufte të re globale në tregti.

Nuk ka vonuar shumë nga ky vendim, dhe Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Evropian, ka kërcënuar se tani edhe Evropa do të detyrohet të vendosë tarifa të tilla në importet e produkteve amerikane. Si viktimat e para amerikane në tregtinë me Evropën do të ishin Harley Davidson, Levi Strauss, si dhe prodhuesit e alkoholit.

Ky veprim i Trump vjen pasi që SHBA-të kanë një deficit tregtar prej 800 miliardë dollarësh në vit, dhe se sipas tij, qëllimi do të jetë që Amerika ta balancojë këtv shifër, qoftë edhe përmes aplikimit të tarifave proteksioniste. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0