Trepça zgjerohet në 13 njësi

Trepça zgjerohet në 13 njësi

Nuk do të jenë vetëm minierat dhe flotacionet që do ta përbëjnë shoqërinë aksionare “Trepça”. Ndryshe nga drafti i parë i Statutit, që ishte miratuar në Qeveri vitin e shkuar, drafti i votuar të premten ka listuar 13 njësi të “Trepçës”, që është nën menaxhim të AKP-së, për të kaluar në shoqërinë aksionare të formuar me ligjin e miratuar në mandatin e shkuar qeverisës.

Ligji parashihte vetëm tri njësi të kalonin në ndërmarrjen e re, në të cilën Qeveria do t’i ketë 80 për qind të aksioneve, ndërsa punëtorët 20 për qind: Minierat me flotacion në Stantërg; Minierat me flotacion në Kishnicë dhe Artanë, si dhe; Minierat me flotacion në Leposaviq, përkatësisht Kopaonik.

Statuti i mëhershëm që e kishte miratuar Qeveria parashihte përfshirjen edhe të tri njësive të tjera: Metalurgjisë së Plumbit; Metalurgjisë së Zinkut dhe; Industrisë Kimike. Por, Sindikata e pati kundërshtuar këtë. Kjo pati bërë që edhe në komisione funksionale të Kuvendit përmbajtja e draftit të Statutit të mos përkrahe, shkruan koha.net

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0