Topalli: Qeveria të propozoj rritje të pagës minimale, jeta e qytetarit  po shtrenjtohet çdo ditë

Topalli: Qeveria të propozoj rritje të pagës minimale, jeta e qytetarit po shtrenjtohet çdo ditë

Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, gjatë seancës së sotme në Kuvend ka folur rreth pagës minimale. Sipas tij edhe prkundër që jeta e qytetarëve vazhdon të shtrejntohet, Qeveria ka disa vite që nuk propozoi që paga minimale të rritet, shkruan EkonomiaSot.

Ai tha se nuk është e drejtë çdo punëtor në sektorin privat të mbaj dy qytetarë që marrin te ardhura nga sektori publik, ndersa rroga minimale të jetë 130, respektivisht 170 euro.

“Kjo temë është e domosdoshme për të diskutuar, sidomos duke pasë parasysh faktin që përkunder rritjes së shpenzimeve të jetës, filluar prej bukës, energjisë, prodhimeve bujqësore, qirasë, shpenzimeve shëndetesore, paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh prej vitit 2011 e që do të thotë 130 Euro për të punësuarit deri në moshën 35 vjeçare, dhe 170 euro për të punësuarit deri në moshën 64 vjeccare”.
“…Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalenderik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social.” dhe atë duke i marrë parasysh këta faktorë: kostonë e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, gjendjen e përgjithshme në tregun e punës, dhe shkallën e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.
“Deri më sot, janë bërë nëntë vite që kur është caktuar paga minimale nga Qeveria e Kosovës, edhe pse ajo duhet të vendosë cdo fund vit. Jemi deshmitare qe kjo nuk ka ndodhur asnjeherë. Pra as nuk jane bere propozime nga keshilli Ekonomik Social, se paku kjo nuk na eshte e njohur, e as nuk ka pas ndonje vendim qeverie per percaktimin e pages minimale. Sipas informacioneve të pa verifikuara në vitin 2013, në njërën nga mbledhjet e KES-it është diskutuar që paga minimale të jetë 220 euro dhe mosha të hiqet si kusht, por që asnjëherë nuk është bërë e ditur a ka shkuar ky propozim për qeveri. Ajo qe dihet eshte se asnjera prej qeverive te deritanishme nuk e ka trajtuar dhe nuk ka sjellur ndonje vendim të ri për pagën minimale. Si duket për Qeverinë ka qenë problem i madh, të marrë vendim për pagën minimale, sepse rritja e shumës, do të afektonte buxhetin e shtetit, sepse me ligjin e vjetër të veteranëve, lartësia e shumës së pensioneve nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Por, me ligjin që është miratuar në vitin 2014, ky nen është fshirë. Dhe nuk ka asnjë pengesë tjetër për ta vendosë pagën. Si duket në dhjetor të vitit 2017, KES-i i ka dërguar qeverisë propozimin për caktimin e pagës minimale, e që edhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale e ka dërgu propozimin për qeveri, por që sërish ne nuk kemi asnjë informacion. Tani jemi ne vitin 2019. Paga minimale vazhdon te mbetet e njejtë. Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të sjell një vendim të ri për pagën minimale. Nuk është e drejtë që çdo punëtor në sektorin privat të mbaj dy qytetarë që marrin te ardhura nga sektori publik, ndersa rroga minimale të jetë 130, respektivisht 170 euro. Une pres nga Qeveria e Kosoves qe te sjell sa me shpejt qe eshte e mundur nje vendim i cili nuk është nën minimumin e koficientit një sipas ligjit per pagat, e që i bie 239 euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0