Topalli: Jemi njoftuar nga Maxhuni se ekzistojnë tendenca nga diplomacia serbe për destabilizimin e sigurisë në Kosovë

Topalli: Jemi njoftuar nga Maxhuni se ekzistojnë tendenca nga diplomacia serbe për destabilizimin e sigurisë në Kosovë

Ka përfunduar raportimi i kreut të AKI-së Shpend Maxhuni, në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Kreu i këtij komisioni Faton Topalli, ka thënë se janë njoftuar nga Maxhuni që ekzistojnë tendenca për destabilizim të sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këto tendenca vijën nga ana e diplomacisë serbe. Në lidhje me këtë rast, sipas tij janë njoftuar edhe krerët e shtetit.

Ai po ashtu ka thënë se Maxhuni nuk ka pranuar se AKI e ka shkelur ligjin në rastin e Gulenistëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0