Thaçit i bën hair Amerika, e zhdukë nga fjalori korrigjimin e kufirit

Thaçit i bën hair Amerika, e zhdukë nga fjalori korrigjimin e kufirit

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në SHBA është takuar me Presidentin Trump, Pompeon, Mitchell dhe ambasadoren amerikane në OKB. Thaçi, në konferencën ku përmendi takimet, tregoi se në Amerikë nuk e ka përmendur korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, i pyetur se a ka biseduar me presidentin Trump, Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeon, ndihmës sekretarin Wess Mitchell dhe ambasadoren amerikane në OKB Nicki Haley, për çështjen e kufirit, Thaçi u përgjigj mjaft shkurt.

“E ritheksoj se SHBA’ja jep mbështetje të plotë në dialogut Kosovë Serbi. I japin mbështetje të plotë arritjes së një marrëveshje të qëndrueshme, që nënkupton njohjen reciproke dhe demarkimin e plotë të kufirit dhe përshpejtimin për udhëtimet e Kosovës drejtë BE’së”, ka thënë Thaçi./Express/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0