Thaçi, Veseli dhe Haradinaj asnjë fjalë pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj asnjë fjalë pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan

Tre krerët e lartë shtetërorë, pas shumë kohësh, së bashku kanë hyrë në një nga restorantet e Prishtinës. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë për takimin, e mbetet të shihet nëse është marrë vendimi për heqjen ose jo të taksës.
Këtë të shtunë, ata i ka mbledhur nënsekretari i shtetit amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale në ambasadën amerikane, shkruan Gazeta Express.

Në takim ishin Presidenti Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, pa asnjë këshilltar me vete. Po priteshin nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe Hale, që sot ka ardhur në Prishtinë.

Pas takimin liderët nuk kanë komentuar asgjë. Ata kanë hyrë bashkë në një nga restorantet e kryeqytetit, pas disa javësh përplasje mes vete.

Ndërkaq, kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar konferencë për media.

Kryeministri Ramush Haradinaj deri më tani ka inisistuar se nuk do ta heq taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake, pa marrë parasysh presionit të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq Kadri Veseli e Hashim Thaci vazhdojnë të kërkojnë pezullimin e taksës me arsyetimin se po prishen raportet me SHBA’në.

Ardhja e nënsekretarit amerikan është vizita e dytë e nivelit të lartë nga SHBA’ja. Në fillim të javës, takime me liderët kosovarë mbajtën dy përfaqësues të lartë nga Këshilli Kolmbëtar i Sigurisë në SHBA. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0