Thaçi uron 28 Nëntorin nga Amerika

Thaçi uron 28 Nëntorin nga Amerika

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, që, sipas tij, është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar”, ka shkruar Thaҫi në Facebook.

Ai më tutje ka thënë që kjo është dita e të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden dhe se ndihet i lumtur që këtë ditë do ta festojë me bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0