Thaçi udhëton në Londër, flet për dialogun

Thaçi udhëton në Londër, flet për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Londër ku do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi si dhe perspektivat evropiane të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes profilit zyrtar në Facebook, i pari i shtetit, ndërkaq ka shkruar se në Londër po shkon me ftesë të institutit Chatham House.

“Rrugës për në Londër, i ftuar nga instituti Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Edhe në faqën zyrtare të institutit kanë shkruar për vizitën e Thaçit.

“ Presidenti i Kosovës do të diskutojë për dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivat evropiane të Kosovës. Cila është rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor? Si duken marrëdhëniet në fushën e sigurisë ndërmjet shteteve të Ballkanit? Dhe çfarë roli mund të luajë BE për dialogun në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0