Thaçi: UÇK’ja dhe NATO, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit

Thaçi: UÇK’ja dhe NATO, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar kohën kur ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, kishte urdhëruar fillimin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. Derisa ka thënë se edhe dy dekada pas i kujtojnë ato ditë, dhe gëzimin që e përjetuan kosovarët në ato momente të vështira.

“Edhe sot kur i kujtojmë këto ditë, dy dekada pas, e kemi të freskët gëzimin e madh që përjetuam në ato momente tejet të vështira për popullin tonë. Kjo ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi. UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për ta detyruar Serbinë që t’i ndërpriste ofensivat brutale dhe masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999 kishte urdhëruar fillimin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe. Edhe sot kur i kujtojmë këto ditë, dy dekada pas, e kemi të freskët gëzimin e madh që përjetuam në ato momente tejet të vështira për popullin tonë. Kjo ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi. UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. Republika e Kosovës është dhe do të jetë përherë atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj. HTH

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0