Thaçi u bashkohet kërkesave të punëtorëve për kushte më të mira të punës

Thaçi u bashkohet kërkesave të punëtorëve për kushte më të mira të punës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka uruar festën e 1 Majit, ditës së punëtorëve.

Thaçi ka theksuar se sot vlerësohet çdo punëtorë më shumë se sa në të kaluarën. Po ashtu, ai ka ndarë shqetësimin me të gjithë punëtorët, si ata të sektorit publik ashtu edhe ata të sektorit privat, si dhe u bashkohet kërkesave të tyre për kushtet më të mira të punës dhe të drejtat e tyre.

Postimi i tij i plotë:

“Çdo punëtor në Kosovë, sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën. I kemi rritur disa herë pagat dhe tash ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre. Varësisht prej vendeve dhe kulturave të tyre, ka pikëpamje të ndryshme për 1 Majin, por kjo ditë gjithmonë është festuar te ne. Duke ua uruar të gjithëve festën, unë ndaj shqetësimin me të gjithë punëtorët, si të sektorit publik, ashtu edhe të atij privat, si dhe u bashkohem kërkesave të tyre për kushte më të mira të punës dhe të drejta më shumë për punëtorët. Si shtet i ri duhet të kemi një përkujdesje më dinjitoze për të gjitha kategoritë shoqërore, ku shtylla më e fortë e ekonomisë dhe Republikës sonë padyshim se janë të gjithë punëtorët”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0