Thaçi thumbon Haradinajn: Bora ka zënë të shkrihet shpejt

Thaçi thumbon Haradinajn: Bora ka zënë të shkrihet shpejt

Kreut të shtetit, Hashim Thaçi,  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një status të çuditshëm, duke shkruar me figura letrare për shkrirjen e borës  ose ka dashur që t’i dërgojë edhe njëherë porosi kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një metodë tashmë të sofistikuar nga ai, pa përmendur emra.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, është shkruar në profilin e presidentit Thaçi në Facebook.

Zor se Thaçi e ka shkruar këtë status thjeshtë për të përshkruar një proces të natyrshëm që lidhet me borën.

Metafora e shkrirjes së borës është përdorur së fundi nga kryeministri Ramush Haradinaj, që e ka shfrytëzuar për të bishtnuar përgjigjes nëse taksa do të hiqet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0