Thaçi tallet me popullin: Thotë se ka takuar Merkelin, poston foton e shkrepur para 6 muajsh

Thaçi tallet me popullin: Thotë se ka takuar Merkelin, poston foton e shkrepur para 6 muajsh

Presidenti i vendit Hashim Thaci, në profilin e tij në Facebook, sot ka postuar një fotografi në të cilën shihet duke biseduar me Kancelaren Gjermane Angela Merkel.

Në mbishkrimin në foto Thaci shkruan se në Paris ka pasur edhe një takim të rëndësishëm me Kancelaren Merkel, si dhe kanë biseduar në lidhje me mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, raporton EkonomiaSot.

“Përkrahja gjermane është përcaktuese për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila afron edhe më tepër rajonin tonë me Bashkimin Evropian, si dhe e forcon paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor” përfundon mbishkrimi.

Megjithatë, ka një problem këtu.

Me sa duket Presidenti i vendit ka vendosur që të tallet publikisht me popullin, sepse fotoja të cilën e ka postuar, nuk është fare nga ndonjë takim në Paris, por është foto e shkrepur 6 muaj më parë, atëherë kur biseda për ndryshim kufijsh nuk ishte fare temë.

Për ta vërtetuar këtë, ja foto e postuar sot, dhe më poshtë edhe foto e postuar më datë 9 maj 2018, në KlanKosova.

Dhe ja fotoja e njëjtë e publikuar në maj të këtij viti:

COMMENTS

WORDPRESS: 0