Thaçi reagon për flamurin e Kosovës në Stamboll, e kursen Vuçiqin

Thaçi reagon për flamurin e Kosovës në Stamboll, e kursen Vuçiqin

Presidenti Thaçi mohon se dje në Stamboll presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, hoqi flamurin e Kosovës pasi ashtu kërkoi Aleksandër Vuciq. Thaçi thotë ‘le të krrokat Beogradi’ ndërsa kursen Vuçiqin, ndonëse ky i fundit deklaroi se në Stamboll u larguan simbolet e Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pasi homologu i tij serb tha se dje gjatë inaugurimit të aeroportit të ri në Stamboll, Recep Tayyip Erdogan hoqi simbolet e shtetit të Kosovës me kërkesë të tij.

Thaçi në Facebook shkruan se dje në Turqi Kosova e Shqipëria u nderuan dhe se është krenar me respektin që mori. Ndërsa nuk e përmend Vuciqin, ndonëse deklaratat për heqjen e flamurit të Kosovës ishin në presidentit serb.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0