Thaçi përsërit: Nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë

Thaçi përsërit: Nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se hetimi për veteranët e UÇK-së duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vijnë, pasi sipas tij nuk ka pasur më shumë se 12 deri në 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë.

“Ne të gjithë duhet t’i inkurajojmë sistemin e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund, me një transparencë dhe përgjegjësi të plotë, e vërteta është mëse e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12, 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë, ndërsa, të tjerët janë vetëm mashtrime, prandaj këtij mashtrimi të madh me humbje të buxhetit të Republikës së Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vinë“, ka thënë Thaçi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0