Thaçi paralajmëron heqjen e taksës

Thaçi paralajmëron heqjen e taksës

Presidenti i vendit, Hashim Thaç përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka paralamëruar heqjen e taksës.

Sipas tij, në ditët në vazhdim institucionet do të ndërmarrin vendime të cilat forcojnë dhe ruajnë partneritetin me aleatët ndërkombëtar.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë” , ka shkruar presidenti.

 

Postimi i plotë i presidentit në Facebook:

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore. Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së. HTH”

COMMENTS

WORDPRESS: 0