Thaçi: Pa prezencën e ShBA-së në dialog nuk mund të ndodhë njohja reciproke

Thaçi: Pa prezencën e ShBA-së në dialog nuk mund të ndodhë njohja reciproke

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Hoti ka thënë se pa prezencën e ShBA’së në dialog nuk do të ndodhë njohja reciproke.

Thaçi ka thënë se është jetike për Kosovën që në tavolinën e bisedimeve të jenë të pranishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E ritheksoj, jam i bindur se pavarësisht se ku ndodhë dialogu në këtë apo atë qytet, aty ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jam skeptik që mund të ndodhë njohja reciproke apo e di saktësisht që nuk ndodhë prandaj jetike për ne është që në tavolinë dhe në procesin e dialogut të jetë ShBA’ja”, ka thënë Thaçi.

Tutje Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që dialogu të ndodhë.

“Është me interes që të ndodhë ky dialog sepse vetëm me takime dhe fqinjësi të mirë Kosova mund të lëvizë drejt BE’së Në të njëjtën kohë ta ruajmë identitetin tonë shtetëror”, u shpreh Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0