Thaçi: Me Ekipin Negociator më 8 janar ata në Bruksel, unë për skijim në Brezovicë

Thaçi: Me Ekipin Negociator më 8 janar ata në Bruksel, unë për skijim në Brezovicë

Presidenti Hashim Thaçi sot ka mbajtur konferencën e fundit me gazetarë për vitin 2018.

Ai në këtë konferencë ka folur për zhvillimet e 12 muajve, përfshirë dialogun me Serbinë dhe idenë e tij për korrigjim të kufirit.

Thaçi ka folur edhe për Ekipin Negociator për bisedime në Bruksel, ku ka thënë se parlamenti ka marrë një vendim shumë të drejtë për ta votuar këtë ekip, njofton Klan Kosova.

Nëse ai dhe ky ekip kanë pajtueshmëri për prekjen e kufijve, Thaçi është përgjigjur: “Ekipi negociator është pajtuar që unë të jem në Brezovicë në skijim më 8 janar ndërkaq ata në Bruksel”.

“Delegacioni ka legjitimitetin qytetar dhe përgjegjësinë e marrë nga të zgjedhurit e popullit. Do të ishte interes që të ketë përfshirje më të gjerë. Ditën kur është votuar delegacioni është votuar edhe një rezolutë prandaj tash dokumentet që nxjerrin duke respektuar kushtetuan do të jenë obliguese për të gjithë”.

“Do ta përkrah punën e tyre kur ata kërkojnë ndonjë sqarim, këshillë do të jem gjithmonë në dispozicionin e tyre. Kam zhvilluar një takim edhe me Limajn edhe Ahmetin”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0