Thaçi lirohet nga spitali, kthehet në shtëpi

Thaçi lirohet nga spitali, kthehet në shtëpi

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka përfunduar trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike dhe është kthyer në shtëpi.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media nga presidenca.

“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: