Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë

Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë

Presidenti Hashim Thaci, përmes një letre e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, se do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë, në konsultim me liderët e partive të tjera, pasi sipas Thacit, Kurti nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për formimin e Qeverisë.

“Me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë, në pajtim me Vendiin e Komisionit Qendror Zgjedhorpër certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Tutje Presidenti e njofton Kurtin se në vazhdimësi do të konsultojë liderët e tjerë të partive politike për hapat të mëmtutjeshëm të formimit të Qeverisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0