Thaçi ia kërkon edhe njëherë Kurtit mandatarin për Qeverinë e re

Thaçi ia kërkon edhe njëherë Kurtit mandatarin për Qeverinë e re

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për t’ia kërkuar mandatarin për Qeverinë e re.

Ai i ka shkruar se është në pritje të kërkesës që ia kishte përcjellë me datë 2 prill, për të propozuar kandidatin për kryeministër.

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje në pajtim me Nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korriik 2014 dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”, ka shkruar ai.

Ai thotë se pas mocionit të mosbesimit ka zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit.

“Në këtë drejtim duke marrë parasysh aktet e sipërpërmendura ua kam dhënë mundësinë së si Lëvizje Vetëvendosje të propozoni kandidatin/en për kryeministër.


COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0