Thaçi i shkruan Kurtit: Dërgoje emrin e mandatarit, shumë shpejt e propozoj kandidatin për Kryeministër

Thaçi i shkruan Kurtit: Dërgoje emrin e mandatarit, shumë shpejt e propozoj kandidatin për Kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është drejtuar për të tretën herë Albin Kurtit, në cilësinë e shefit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar emrin për mandatarin.

Në letrën që ka nisur Thaçi për Kurtin ka shkruar se është duke pritur emrin për mandatarin, teksa shton qytetarët e Kosovës dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetutës, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“.. Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, ka shkruar presidenti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: