Thaçi flet si shoqëri civile: Askush nuk është dënuar për krimet ndaj shqiptarëve

Thaçi flet si shoqëri civile: Askush nuk është dënuar për krimet ndaj shqiptarëve

Presidenti  Hashim Thaci ka thënë se për 10 vjet Kosova ka bërë shumë por do të mund të bëhej edhe më tepër. Ai gjithashtu ka folur edhe për krimet e pandëshkuara ndaj popullatës civile shiptare, duke harruar se ishte vetë ai që ka qenë për 2 mandate në krye të Qeverisë.

Ai në emisionin “Përballë” në RTSH ka thënë se në Kosovë  do të mund të bëhej edhe më shumë, por sipas tij s’duhet harruar se Kosova ka bërë shumë në legjitimitetin e pavarësisë së saj. “… a mund të bëhej më tepër, natyrisht se mund të bëhej, por mos të harrojmë e kemi edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin dhe legalitetin e pavarësisë së vendit…” tha ai.

Duke folur rreth formimit të Gjykatës speciale dhe tentativës për të shfuqizuar Ligjin që e ka formuar këtë gjykatë,  ai është shprehur se pret që edhe Serbia një ditë të dalë para drejtësisë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.

“Ne gjithmone do të kërkojmë drejtësi. Për 13 mijë shqiptarë që janë vrarë në Kosovë ende askush nuk është dënuar, për 20 mijë gra e vajza shqiptare të dhunuara askush nuk është dënuar, për gjithë ato masakra, 400 masakra të kryera nga shteti i Serbisë askush ende nuk është dënuar. Askush mos të pretendojë për të harruar gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë. E vërteta do të duhej të dalë në shesh.” ka përfunduar Thaçi.

Intervista e plotë:

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0