Thaçi e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Thaçi e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, presë sot në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, që është jetike për rrugën e tyre evropiane.

Kujtojmë se zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0