Thaçi e vazhdon dialogun pa konsensus

Thaçi e vazhdon dialogun pa konsensus

Presidenti Hashim Thaçi pritet ta vazhdojë fazën finale të dialogut me Serbinë pa arritjen e konsensusit ndërmjet subjekteve politike në vend. Partitë opozitare, por edhe Nisma Socialdemokrate (pjesë e koalicionit qeverisës), vazhdojnë ta kundërshtojnë Thaçin si kryenegociator
Ndonëse para dy ditësh (të dielën) ka nisur zyrtarisht faza finale e dialogut mes Kosovës e Serbisë, spektri politik në Kosovë po vazhdon të jetë i përçarë dhe të mos bjerë në ujdi sa i përket etapës përmbyllëse të këtij procesi.

Përfaqësuesit e partive opozitare vazhdojnë të mos e mbështesin presidentin Hashim Thaçi për kryenegociator, ani pse takimin e parë të këtij niveli në Bruksel e ka zhvilluar pikërisht kreu i shtetit, Hashim Thaçi, bashkë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, vetë presidenti Thaçi sa ishte në Bruksel u shpreh optimist se mund të arrihet një konsensus i gjerë nacional në hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

Pavarësisht kësaj, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se konsensusi mes subjekteve politike në drejtim të dialogut është thuajse i pamundur për t’u arritur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0