Thaçi e dekreton këshilltarin kryesor të Haradinajt ambasador në Emirate

Thaçi e dekreton këshilltarin kryesor të Haradinajt ambasador në Emirate

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar Avni Arifin ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 31 janar, presidenti Thaçi ka nënshkruar dekretin për emërimin shef të misionit në Emiratet e Bashkuara Avni Arifin, që deri tani ka mbajtur postin e shefit të stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Arifi, i cili ka kryesuar për disa muaj dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe është pjesë e delegacionit negociues të formuar me rezolutë nga Kuvendi, pritet të zhvendoset në Abu Dhabi, ku është edhe selia e Ambasadës kosovare në EBA.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0