Tërmkolli: Isa Mustafa duhet të largohet nga drejtimi i partisë

Tërmkolli: Isa Mustafa duhet të largohet nga drejtimi i partisë

Ish-ministrja dhe ish-deputete e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Isa Mustafa do të ishte dashur shumë më herët të largohet nga LDK-ja.

“Isa Mustafa do të ishte dashur shumë më herët të largohet nga drejtimi i LDK-së për shumë arsye. Nuk po hyjë në çështjet shëndetësore, lutem që ai të ketë shëndet të mirë dhe të gjithë njerëzit në botë të kenë shëndet”.

Tërmkolli në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK.“Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK. Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Isa Mustafa është bërë pjesë e LDK-së kur ka ardhur në krye të Prishtinës, madje edhe atëherë nuk është anëtarësuar në LDK”.“…Të jesh pjesë e LDK-së duhet të jesh pjesë e ndërtimit të saj, politikave të saj, pjesë e asaj që e mban frymën gjallë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila iu ka pri proceseve më të rëndësishme në bërjen e shtetit të Kosovës dhe në ecjen e Kosovës përpara”, tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0