Tërmet me magnitudë 3.0 godet Kosovën

Tërmet me magnitudë 3.0 godet Kosovën

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot më datë 01.11.2019 në orën 07:53 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 3.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, thuhet se epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 km Veri Perëndim të Dragashit, respektivisht në koordinatat 42.16 (latituda) dhe 20.71 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

“Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Prizrenit, Gjakovës dhe një pjese e territorit Jug-perëndimor të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0