Telekomi synon kredi para privatizimit, s’ka garanci se punëtorët nuk largohen nga puna

Telekomi synon kredi para privatizimit, s’ka garanci se punëtorët nuk largohen nga puna

Shitja e një pjese të aksioneve të Telekomit të Kosovës do të ndodhë deri në fund të këtij viti. Ani pse ka filluar interesimi i katër kompanive të huaja për privatizim të Telekomit, fazat tenderuese do të bëhen para rimëkëmbjes të kësaj ndërmarrjeje.

Rimëkëmbja para privatizimit, sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të bëhet me investime në mënyrë që mos të ndodhë shitja e Telekomit, me çmim nënvlerësues.

Lluka në një intervistë për Ekonomia Online ka pohuar se ristrukturimi i ndërmarrjes do të bëhet me investime, pjesë e së cilës është edhe një kredi. Sipas tij, parashikimet preliminare thonë se nevojitet një kredi prej rreth tetë milion euro, që të kursehet rreth 900 euro në muaj.

“Ristrukturimi parasheh investime edhe në kohën sa nuk është privatizuar, qëllimi jonë është që të bëhet një vlerësim i saktë i të ristrukturohet edhe borxhi që janë, detyrimet që janë ndaj operatorëve ekonomik. Poashtu duhet të shikohet ku po shkojnë çdo burim financiar që e ka Telekomi. Ne kemi indikacionet fillestare gjithashtu që me një investim rreth tetë milion euro që mund të merret në formë të kredisë nga Telekomi, mund të kursehet diku rreth 900 mijë euro në muaj. Sipas disa kalkulimeve preliminare dhe këto janë investime që i ndihmojnë rimëkëmbjes së Telekomit dhe kanë kthim të shpejtë të investimit dhe qeveria është e gatshme të ndihmojë në investime të tilla prandaj do të ketë edhe investime paraprake që të bëhen me të vetmin qëllim të rritet vlera e Telekomit në mënyrë që kur të hapet mos të ipet Telekomi me një shumë të nënvlerësuar”, shpreh Lluka.

Në fazën e privatizimit të Telekomit, Lluka si pjesë të ndjeshme e sheh atë të punëtorëve. Por sipas tij, punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk mund të marrin garanci se do të qëndrojnë aty edhe pas privatizimit.

“Pjesa e punëtorëve është shumë pjesë e ndihme mirëpo në botën e sistemit privat asgjë nuk mund të garantohet në raport të jetëgjatësisë së punëtorëve kontratave të punës. Tek e mramta, një operator privat shikon edhe interesin e vet të profitit të kompanisë mirëpo ajo çfarë do ti qëndrojë prapa është përfaqësimi i interesave të punëtorëve në formë më të mirë që është e mundur. Forma më e mirë e mundur mund të jetë e mundur. Kjo mund të jetë në forma të ndryshme si në mbajtjen sa më gjatë të fuqisë punëtore në shikimin e rritjes së investimeve nga operaotët privat”, pohoi Lluka.

Ai shtoi se nuk mund të obligohet asnjë kompani që të mbajë barrë punëtorët të cilët ndodhen në një ndërmarrje. Sipas tij, nëse Qeveria ua kërkon këtë në kohën e privatizimit, atëherë nuk do të ketë kompani të interesuara për ta blerë Telekomin.

“Nëse obligon një kompani me majtë në mënyrë obligative me majtë një numër të punëtorëve, cili investitorë dëshiron që të merr një barrë të tillë që përjetësisht e ka të inkorporuar mosefikasitetin e punës, nëse një investitori i thua që nuk guxon përjetësisht me prekë stafin që është aktual,atëherë jam shumë i sigurt se asnjë i interesuar nuk do të jetë pjesë e privatizimit. Prandaj këto duhet të shikojmë edhe interesin e investitorit mos ta shohim këtë pjesë vetëm si interes i joni shtetërorë. Nëse dëshirojmë të mbajmë një ndërmarrje që menaxhohet jo si duhet, në mënyrë jo efikase dhe me mbipopullim dhe me rroga të larta në koston e të gjithë qytetarëve të Kosovës atëherë duhet të mbetet kështu si është”, shtoi Lluka për Ekonomia Online.

Kreu i MZHE-së, premton se do të ndodhin studime të pavarura për Telekomin që të shihet saktësisht se si është gjendja e kësaj ndërmarrjeje.

Sipas tij, në këtë proces është involvuar edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilën Lluka e quajti një institucion me kredibilietet ndërkombëtarë.

“Do të ketë studime të pavarura, prandaj i kemi të inovlvuar këtu. Rëndësia më e madhe në këtë aspekt është se kemi arritur ta përfshijmë edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në gjithë procesin dhe arsyeja dhe insistimi im që të përfshihet Banka Evropiane ka qenë pikërisht për shkak të emrit që bart ky institucion, kredibilitetit që ka në institucione ndërkombëtare dhe lokale si dhe normalisht siguria për ta sjellë edhe qytetarëve që ka proces transparent dhe kjo për ne është shumë më rëndësi sepse të gjitha këto mesazhe jo vetëm për qytetarët tanë që ofrojnë siguri por ofrojnë siguri edhe për investitorët e huaj që dëshirojnë ta blejnë Telekomin”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Lluka ripërsëriti se privatizimi i Telekomit po ndodhë pasi që një ndërmarrje publike si kjo nuk po arrin që të udhëhiqet në duhet.  Sipas tij, Qeveria synon që me pjesë marrjen prej 25 deri në 49 për qind të aksioneve të ketë fitim më të madh për buxhetin e shtetit.

Përndryshe të martën, kabineti qeveritarë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për përgatitjen e Telekomit të Kosovës për privatizim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0