Të verbrit protestojnë para Qeverisë

Të verbrit protestojnë para Qeverisë

Nën moton “Ne kemi dinjitet” Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Kosovë ka njoftuar se sot do të mbajë protestë para objektit të Qeverisë.
“Për shkak të mos përmbushjes së premtimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të cilat është zotuar edhe publikisht, jemi të detyruar që të organizojmë një protestë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues të kësaj iniciative.

Protestuesit do të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare në ora 12:30, e më pas do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, përcjell kp.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0