Të hënën vendoset për seancën kundër “korrigjimit të kufijve”

Të hënën vendoset për seancën kundër “korrigjimit të kufijve”

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën për të vendosur për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të cilën e ka thirrur opozita.

Në seancën e jashtëzakonshme pritet të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Treshja e partive opozitare kanë dërguar kërkesën në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimin e Presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

Opozita po tenton ta ndalojë Thaçin përmes rezolutës që në Bruksel të mos diskutojë për shkëmbim apo korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Presidenti Thaçi deklaroi dje se i pëlqeu apo jo dikujt, ai çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës do ta diskutojë në Bruksel.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0