Taksa për produktet serbe, reagon edhe ambasada e SHBA-së në Beograd

Taksa për produktet serbe, reagon edhe ambasada e SHBA-së në Beograd

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Sccot, ka thënë se taksa e vendosur nga Republika e Kosovës për produktet serbe dhe ato nga Bosnja, është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s.
Megjithatë ambasadori amerikan thotë se nuk duhet të tërhiqet vëmendja nga dialogu ndërmjet dy shteteve për normalizimin e raporteve.

“Pozicioni i SHBA është i qartë: detyrimet e importit janë shkelje e marrëveshjes CEFTA dhe rrezikojnë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit. Nuk ka nevojë të tërheq vëmendjen nga dialogu! “, ka shkruar Scott në profilin e tij në twiter.

Një reagim i tillë dje ka ardhur edhe nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland.

Ajo ka thënë se nga kjo taks prej 10 për qind nuk përfiton Kosova, dhe vetëm krijohet një jo stabilitet në rajon.

Ajo ka thënë se duhet bërë përpjekje që përmes dialogut të shkohet drejt një të ardhme prosperuese./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0