Taksa 100 për qind, Bosnja humb miliona euro

Taksa 100 për qind, Bosnja humb miliona euro

“Bosnja e Hercegovina është dëmtuar për 2,3 milionë euro që kur Prishtina ka ngritur taksat për prodhimet nga vendi ynë”, ka thënë për Klix.ba, ministri boshnjak i Tregtisë dhe i Marrëdhënieve Tregtare, Mirko Sharoviq.

Qeveria e Kosovës në muajin nëntor ngriti taksën në 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa dje mori vendim që edhe brendeve ndërkombëtare që prodhohen në këto dy vende t’u ngrihet taksa në 100 për qind.

“Për një muaj që nga ngritja e taksës për mallrat e BeH-së, në Kosovë janë eksportuar mallra për 4,5 milionë marka konvertibile (valuta boshnjake = 2,3 milionë euro) më pak në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur në Kosovë u eksportuan mallra në gati 12 milionë KM (=6,1 milionë euro)”, tha Sharoviq, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, shteti serb, sipas ministrit të atjeshëm të Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, nga ngritja e kësaj mase ekonomike nga Qeveria e Kosovës, është dëmtuar për rreth 34,6 milionë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0