Takimi Thaçi – Macron, ja çfarë u bisedua

Takimi Thaçi – Macron, ja çfarë u bisedua

Në Pallatin Elise, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

“Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron”, ka shkruar presidenti Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: