Takimi LVV e LDK, a do të merren vesh

Takimi LVV e LDK, a do të merren vesh

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do t’i vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Dy grupet punuese sipas deklarimeve të tyre pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe VV-së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se brenda 10 ditëve do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: